Që nga rikthimi i Xherdan Shaqirit në Basel, statistikat e tij janë të ‘çmendura’.
Ai në 52 ndeshje me Baselin ka 27 gola e 25 asistime, shkruan albinfo.ch.
Kjo do të thotë se ai ka shënuar ose asistuar në çdo ndeshje.
Shaqiri riktheu titullin në Bazel, si dhe fitoi Kupën e Zvicrës. Po ashtu skuadra zvicerane u rikthye në garat evropiane, duke luajtur në Europa League.