Urimeve të shumta për Fitër Bajram i është bashkangjitur edhe futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri.
Në emër të tij dhe të familjës, ai ka uruar Bajramin në tri gjuhë: anglisht, shqip dhe gjermanisht, shkruan albinfo.ch.
“Happy Eid Mubarak. Urime festa e Fitër bajramit. Ich wünsche allen einen frohen Bajram. Xherdan and Family. Elhamdulillah”, ka shkruar Shaqiri në Instagram.
Së fundmi, Shaqiri mori edhe kritika pse e përdori fjalën “Elhamdulillah”, kur po shprehte gëzimin për fitoren e Liverpool-it në Ligën e Kampionëve. Ai u kritikua pse u shpreh vetëm në gjuhën arabe, e jo edhe në gjuhën shqipe.
https://www.instagram.com/p/ByR_AtrCmMH/