Shaqiri, i cili është i lindur në Gjilan, por është rritur në Zvicër, e që është pjesë e skuadrës së madhe evropiane Bayern, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur kënaqësinë e tij dhe për të uruar fansat e tij shqiptarë për 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Në faqën e tij zyrtare në Facebook të Xherdan Shaqirit shkruan: “Happy birthday Kosovo-Urime ditëlindja Kosovë” .
Superylli kosovar i Bayern Munchenit, me këtë rast ka publikuar një fotografi nga Liga e Kampionëve me flamurin e Kosovës dhe të Zvicrës.