Ekipi i Cyrihut me dy futbollistët shqiptarë Ardian Nikci dhe Admir Mehmeti, kanë humbur në shtëpi kundër ekipit të Baselit.
Në kuadër të në super ligës AXPO, të dielën pasdite në stadiumin “Letzigrund”, ekipi i Baselit e mposhti Cyrihun me golin e Xherdan Shaqirit.
Futbollisti kosovar arriti të shënoj golin e vetëm në këtë ndeshje nga një goditje e lirë, në minutën e 55-të. Skuadra e Cyrihut humbi rastin për të barazuar kundër Baselit, në minutën e 75-të. Futbollisti i Cyrihut, Chermit huqi penalltinë e diskutueshme duke qëlluar mbi shtyllë.