Shaqiri shënoi dy golat e parë për Baselin.
Njërin e realizoi në minutën e dhjetë nga penalltia dhe tjetrin në minutën e 19-të.
Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 73-të. Por nuk ka shpëtuar pa ndëshkim. Gjatë pjesëlojës së dytë ështe ndëshkuar me karton të verdhë.
Gjatë tërë ndeshjes ka lujatur edhe Granit Xhaka, i cili asistoi në golin e tretë të shënuar nga Valentin Stocker (72′).
Me këtë fitore Baseli forcon pozitën e parë në tabelë me 71 pikë të mbledhura. Te Zuerichu mungoi i lënduari Adrian Nikçi.
Ndeshja është zhvilluar të dielën dhe i ka takuar javës së 31-të të Superligës zvicerane.
Kampioni FC Basel shënon fitoren e 25-të. Dueli Basel-Zuerich nuk kishte elektrizuar vetëm në fushë, por edhe mes dy grupeve tifozëve dhe policisë jashtë stadiumit.
Kjo për shkakun se disa nga tifozët e Baselit kanë refuzuar t’i përmbahen rregullave të policisë. Kjo bëri që shumica prej tyre të mos vijnë në stadium në fillim të lojës.
Edhe tifozët FC Zuerichut u larguan nga stadiumi duke shprehur solidaritetin me tifozët kundërshtar.