Tashmë është arritur marrëveshje për futbollistin shqiptar.
Lajmi është bërë i ditur nga mediet turke. Për rikthimin e mesfushorit shqiptar nga Turqia në Serie A, në Itali, kanë raportuar edhe mediet italiane.
Mesfushori Blerim Xhemajli i ka kushtuar Fiorentinës 3 milionë euro, kurse në të kaluarën ai ka luajtur në Itali për skuadrën e Napolit.
Raportohet se Xhemaili të hënën do të jetë në Firencë, ku do të kryejë testet mjekësore, e më pas zyrtarisht do të firmosë kontratën me Fiorentinën.
Reprezentuesi zviceran ka luajtur po ashtu për klubet si Zureich, Bolton Wanderers, Torino dhe Parma.