Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është liruar nga gjitha akuzat për përfshirje të bastit.
Dyshimet ishin pas kartonit të verdhë që ai e mori në fitoren e Arsenalit kundër Leedsit 4:1, para 17 muajsh.
Pas hetimeve të shumta në këtë çështje, mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën ka dalë se nuk ka qenë i përfshirë, raporton “Daily Mail”, përcjell albinfo.ch.
Federata e Futbollit të Anglisë, Komisioni i Lojërave të Fatit dhe Agjencia Kombëtare e Krimit kanë mbyllur hetimet mbi dyshimin se është vënë bast që ai të ndëshkohej.
Pas gjashtë muajsh hetimi nga Federata e Futbollit të Anglisë në vitin e kaluar, çështja i kaloi Agjencia Kombëtare e Krimit pasi dyshohej për përfshirje të krimit të organizuar, por tani ky rast është mbyllur për shkak të mungesës së provave.