Skip to content

Xhaka, prapë në shënjestër të Fiorentinës

Për më shumë se 46 vjet klubi italian Fiorentina pret për t’u shpallur kampion në Seria A. Këtë vit ata gjenden në vendin e tretë me vetëm dy pikë diferencë nga kryesuesi i tabelës dhe shanset për të fituar titullin për ekipin nga Firenca janë shumë të mëdha. Për të përmbushur ëndrrën e tretë të […]

Për më shumë se 46 vjet klubi italian Fiorentina pret për t’u shpallur kampion në Seria A. Këtë vit ata gjenden në vendin e tretë me vetëm dy pikë diferencë nga kryesuesi i tabelës dhe shanset për të fituar titullin për ekipin nga Firenca janë shumë të mëdha.
Për të përmbushur ëndrrën e tretë të kampionit në historinë e klubit, pronari i Fiorentinës është duke menduar që në afatin dimëror të sjellë energji të re në klub dhe të forcojë edhe më shumë ekipin e tij. Sipas gazetës “Gazzeta dello Sport”, në listën e të preferuarve të presidentit është edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, shkruan blick.ch.

Sikur gjatë verës së kaluar, ish-trajneri i Bazelit dhe Xhakës, Paulo Sousa, provon edhe në këtë afat të bëjë një ofertë tjetër milionëshe për të sjellë Taulantin në Fiorentinë, i cili ka kontratë me Bazelin deri në vitin 2018. Por klubi i Bazelit ka vënë një vlerë prej 4-5 milionë euro për kartonin e Xhakës. “Unë nuk e di se çfarë ka në plan AC Fiorentina”, thotë drejtori sportiv i Bazelit, Georg Heitz. “Ne llogarisim në Xhakën edhe për gjysmën tjetër të sezonit”, përcjell albinfo.ch.

Sipas gazetës zvicerane, për 24-vjeçarin shqiptar gjithnjë e më shumë është duke u folur se ky mund të jetë sezoni i fundit që do të bartë fanellën e Bazelit, por në anën tjetër, ashtu si ish-trajneri i tij Sousa, edhe trajneri aktual Urs Fisher është një fans i madh i Xhakës.

Taulanti në dy ndeshjet që Bazeli i luajti kundër Fiorentinës në kuadër të kupës së Evropës gjatë tërë ndeshjeve shfaqi paraqitje të shkëlqyeshme në fushën e lojës dhe duket se i ka bindur krerët e klubit italian që të hapin “arkën” dhe të shpenzojnë për të sjellë Taulantin në ekipin e tyre.