Arsenali gjatë verës pagoi rreth 40 milionë euro për mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka.
Ai në fillim kishte probleme të adaptohet në skuadrën e madhe angleze, megjithatë, kohët e fundit po dëshmon se shuma që ka paguar Arsenali për të është e arsyeshme.
Portali i madh sportiv ‘goal.com’ në një shkrim të gjatë tregon se Xhaka më në fund po paguan shumën e dhënë për të, përcjell albinfo.ch.
Mesfushori shqiptar dhe Aaron Ramsey janë përshtatur shumë mirë dhe duket se më në fund ylli shqiptar e ka gjetur veten. Trajneri Arsene Wenger e ka mbrojtur Xhakën përkundër shumë kritikave në drejtim të tij.
Gjithashtu edhe statistikat e Xhakës në Premierligë janë impresionuse, duke qenë njëri nga mesfushorët më të saktë sa i përket pasimeve. Ai gjithashtu ndihmon shumë ekipin në mbrojtje, por edhe në sulm.
Goli i fundit i tij ishte ndaj Manchester United me një gjuajtje të fuqishme nga rreth 30 metra.