I është dashur një kohë derisa të adaptohet, por duket se më në fund Granit Xhaka është adaptuar dhe po shkëlqen në Arsena, shkruan ‘football.london’.
Ai ishte kritikuar pasi u transferua gjatë verës nga Gjermania, por është e qartë se është përmirësuar shumë në muajt e fundit, përcjell albinfo.ch.
Xhaka ka qenë shumë i mirë kundër West Hamit, kundër Manchester Cityt dhe ndaj Leicester Cityt.
Mesfushori shqiptar ka formuar një dyshe mjaft të mirë me Francis Coquelin, duke shkëlqyer në mesfushë.
Ylli i Përfaqësueses së Zvicrës po i arsyeton 45 milionë eurot e shpenzuara për të.