Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është kthyer te Borussia Monchengladbachu për të përshëndetur fansat e ish-skuadrës, shkruan albinfo.ch.
Ai kaloi katër vjet te klubi gjerman duke u paraqitur 140 herë në fanellën e Gladbachut.
Para takimit me Wolfsburgun në Bundesligë, Xhaka doli në fushë dhe u brohorit nga tifozët e klubit, ndërsa mori si dhuratë nga klubi një karton të madh të verdhë, si shenjë për mosdisiplinën e tij si futbollist.
Ai ishte ndëshkuar 48 herë me karton të verdhë dhe gjashtë herë me të kuq në kohën sa ishte në Gjermani.
Xhaka u transferua në Arsenal për 45 milionë euro dhe ka thyer rekordin e transferimeve për futbollin zviceran dhe shqiptar.