Kapiteni shqiptar i Arsenalit u fishkëllye nga tifozët e vet teksa doli nga fusha pasi u zëvendësua herët në ndeshje në Emirates Stadium, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Kjo e nxiti Xhakën të reagojë me zemërimin ndaj tifozëve, duke ia hedhur shiritin e kapitenit bashkëlojtarit të vet Pierre-Emerick Aubameyang, para se t’i shante tifozët e vet.
Mesfushori shqiptar e vazhdoi tërbimin dhe e hoqi fanellën para se të futej në tunel rrugës për në zhveshtore.
Gazeta britanike “The Times” raporton se Xhaka e ka hedhur poshtë kërkesën e trajnerit të Arsenalit, Unai Emery, për t’u kërkuar falje tifozëve të vet.
Sot në një konferencë për media, Emery tha se shqiptari është i trishtuar dhe shkatërruar nga ajo çfarë ndodhi.
Emery konfirmoi, po ashtu, se Xhaka do të mungojë në ndeshjen e rundit të katërt të Carabao Cup kundër Liverpoolit.