Skip to content

Xhaka njëherë mbetet në Gladbach, për më vonë nuk dihet!

Granit Xhaka do të vazhdojë të luajë, pothuajse me siguri të plotë edhe në sezonin pranveror për Borussia Mönchengladbach-un. Por, se çfarë do të ndodhë pas kësaj, nuk mund ta thotë tash për tash askush. Max Eberl, drejtor sportiv i klubit gjerman ku luan Granit nuk e përjashton as shitjen e lojtarit me rrënjë kosovare […]

Granit Xhaka do të vazhdojë të luajë, pothuajse me siguri të plotë edhe në sezonin pranveror për Borussia Mönchengladbach-un. Por, se çfarë do të ndodhë pas kësaj, nuk mund ta thotë tash për tash askush.
Max Eberl, drejtor sportiv i klubit gjerman ku luan Granit nuk e përjashton as shitjen e lojtarit me rrënjë kosovare për ndonjë klub tjetër.
“Unë e di se ai në asnjë mënyrë nuk do ta braktisë tash Gladbach-un. Për këtë mund të ndikoj edhe unë. Por unë  nuk e di se çfarë mund të ndodhë gjatë verës. Sot në futboll është bërë e vështirë të japësh prognoza”, ka thënë Eberl për televizionin WDR2, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa lidhur me çmimin e kompensimit për Xhakën në rast se ai vendosë të shkojë, Eberle nuk vendos ndonjë kufi: “Nuk kam ndonjë shifër”, thotë ai.
Granit Xhakës, kontrata me Borussia Mönchengladbach i përfundon në vitin 2019.