Futbollisti Granit Xhaka po kalon një formë të jashtëzakonshme, shkruan albinfo.ch.
Ai është thuajse i pazëvendësueshëm në formacionin e trajnerit të Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, duke qenë titullar në të gjitha 23 ndeshjet e zhvilluar nga skuadra deri më tani.
Xhaka, tani po i shijon ngadalë edhe frytet e angazhimit të tij.
Sipas Data MB, Granit Xhaka është në mesin e 5 mesfushorëve më të kompletuar gjatë këtij sezoni në Evropë.
Emra si Rodri e Toni Kroos janë poashtu pjesë e kësaj liste të ‘ngushtë’.
Kapiteni i kombëtarës së Zvicrës, pozicionohet në vendin e katërt.
“Granit Xhaka renditet i 4-ti në top 10-shën e mesfushorëve më të mirë në Evropë. Vazhdo të më bësh krenar!”, tha ai.
Granit Xhaka, verën e kaluar kaloi nga Arsenali tek Bayer Leverkuseni.