Granit Xhaka ndodhet me Përfaqësuesen e Zvicrës në Kampionatin Evropian, ku tanimë ka zhvilluar ndeshjen e parë.
Kapiteni i helvetikëve për momentin ndodhet në Romë, ku po përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Italisë.
Por ai ka befasuar të gjithë me pamjen e re, pasi ka ndryshuar krejtësisht ngjyrën e flokëve.
Xhaka është bërë biond dhe me të ndryshuar pamjen, ka vendosur ta befasojë bashkëshorten e tij, Leonitën.