‘Goal.com’ ka bërë një renditje në blerjet më të mira në afatin kalimtar të verës deri më tani. Ndër 20 blerjet më të mira nuk ka sesi të mungonte edhe transferimi i Granit Xhakës në Arsenal, përcjell albinfo.ch.
Pa dyshim ndër blerjet më të mëdha ishte ajo e Zlatan Ibrahimoviq nga Paris Saint Germain te Manchester United. Por, nuk mund të lihen mbrapa edhe kalimi i Mkitarian nga Borsusia po tek “Djajtë e Kuq” apo e Mats Hummels te Bayern Munchen, e i Dani Alves nga Barcelona te Juventus.
Në 20 blerjet më të mira bën pjesë edhe transferimi i Granit Xhakës nga Monchengladbach tek Arsenal. Futbollisti shqiptar u transferua për 45 milionë euro, duke u bërë transferi më i shtrenjtë sa i përket futbollistëve zviceranë dhe shqiptarë.