Dy shqiptarët e Arsenalit, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, do të kenë përballje të vështirë në 1/8 e finales në Ligën e Evropës.
Arsenali do të luajë përballë Milanit, në kryendeshjen e këtij rrethi, transmeton Albinfo.ch.
Ndeshjet do të luhen më 8 dhe 15 mars, me Milanin që në ndeshjen e parë është vendas.
Edhe futbollisti tjetër kosovar, Valon Berisha i Salzburgut do të ketë përballje të vështirë në këtë rreth. Skuadra e tij do të luajë ndaj Dortmundit.