Zvicra shënoi një fitore të rëndësishme duke mundur Islandën në udhëtim me rezultat 2:1 në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Nga vlerësimet e bëra pas përfundimit të ndeshjes në bazë të performancës së ekipeve në fushën e blertë, ekipi zviceran ka marrë notën 6.99, ndërsa skuadra vendase është vlerësuar me 6.61.
Pas harkimit të bukur të Granit Xhakës në zonë, topi ka përfunduar tek Seferoviq, i cili ka realizuar golin e parë me kokë. Ky asistim ka lehtësuar punën e vlerësuesve të cilët e kanë shpallur shqiptarin lojtarin më të mirë të ndeshjes. Mesfushorit i është vënë nota 8.2, ndërsa Xherdan Shaqirit 7.6.
Albian Ajeti është inkuadruar vetëm në minutën e 91-të, derisa Florent Hadërgjonaj nuk luajti fare në dy ndeshjet me Zvicrën.
Kështu Hadërgjonaj ende nuk ka debutuar me Zvicrën në garat zyrtare.