Granit Xhaka është shndërruar në një nga mesfushorët kyç në skuadrën e Arsenalit, shkruan albinfo.ch.
Të dielën skuadra e tij e pret Manchester United në një ndeshje shumë të rëndësishme, për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Para kësaj ndeshje, Xhaka ka kujtuar kohën kur me Baselin kishin mundur skuadrën e madhe angleze.
“Momente të mira kur e kisha mposhtur Manchester Unitedin me fanellën e Baselit. Ta bëjmë këtë dhe të dielën”, ka shkruar Xhaka në rrjetin e tij social në “Facebook”.