Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka hedhur poshtë kritikat e mediave që vunë në pikëpyetje karakterin e ekipit pas humbjes që pësuan javë më parë nga Watford.
Por, që atëherë Arsenali ka arritur 4 fitore në të gjitha garat dhe për këtë Xhaka thotë se ekipi nuk mund të kritikohet për këtë, transmeton albinfo.ch.
“Shumë njerëz flasin për karakterin e ekipit tonë, por kjo nuk është e drejtë, ne e dimë që duhet të bëjmë më shumë. Por, ne gjithmonë tregojmë se mund të kthehemi. Sot kemi qenë 1-0, javën e kaluar kemi qenë 1-0, por kemi arritur të kthemi dhe të përmbysim rezultatin dhe kjo tregon karakterin e këtij ekipi”, ka thënë Xhaka për faqen zyrtare të Arsenalit.
Xhaka ka lavdëruar ekipin e Swanseas, por ka folur fjalë të mira edhe për bashkëlojtarin e tij, Sead Kolasinac, i cili ishte lojtari i ndeshjes.