Zvicra do të ndeshet me Islandën në kuadër të Ligës së Kombeve, ndeshje që fillon nga ora 18:00, shkruan albinfo.ch.
Para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të luajnë nga fillimi për Zvicrën.
Pikërisht Xhaka do të jetë kapiten i Zvicrës, duke shuar të gjitha dilemat që ishin ngritur në Zvicër, të shoqëruara edhe me shumë polemika.
Mesfushori shqiptar do të jetë kapiten i Nati-t kur mungon Stephan Lichtsteiner.
Ndërkohë, në bankën rezervë janë Admir Mehmedi dhe Albian Ajeti.