Arsenali ka vazhduar me fitoren e rresht në ligë duke e mposhtur këtë të diel me rezultat 1:5 skuadrën e rikthyer në PremierLeauge, Fulhamin.
Skuadra e Unai Emeryt e cila pati një fillim jo të mirë me humbje ne dy ndeshjet e para nuk di për humbje në 9 ndeshje në të gjitha garat.
Alexandre Lacazette e Pierre Emerick Aubameyangu shënuan nga dy gola e një për Arsenalin e shënoi Aaron Ramsey.
Kurse për skuadrën vendase golin e vetëm e shënoi gjermani Andre Schurrle. Edhe në këtë ndeshje titullar ishin dy shqiptarët Shkodran Mustafi e Granit Xhaka. Ky i fundit ishte kapiten i ekipit në mungesë të portierit Cech.