Mesfushori Borussia Mönchengladbach-ut është i bindur se boksieri junikas do të dalë fitues ndaj Jurgen Brahmer në takimin e së shtunës mbrëma në Gjermani.
Në mesazhin e tij, Xhaka i ka uruar suksese Krasniqit në gjuhën gjermane dhe në gjuhën shqipe. Ai ka kërkuar edhe një fitore Krasniqit dhe të na bëj edhe më shumë krenar.
“Vëlla ti e di se jemi krenarë me ty, por ti prapë edhe një ndeshje e ki dhe bëna edhe më shumë krenarë”, ka thënë Xhaka.
Haxhi (Robin) Krasniqi do të përballet më boksierin Jurgen Brahmer për t’ia rrëmbyer titullin e kampionit të botës në kategorinë WBA. Ndeshja do të filloi të premten nga ora 22.30 ndërsa do të transmetohet në kanalet “RTK” në Kosovë si dhe “Sat1” për vendet gjermanishtfolëse.