Pas Granit dhe Taulant Xhakës, edhe një futbollist i ri Xhaka mund të vazhdojë karrierën te klubi i madh zviceran, Baseli.
Bëhet fjalë për Agon Xhakën, kushëririn e dy futbollistëve të njohur shqiptarë Granit dhe Taulant Xhaka, i cili po testohet në klub me rekomandim të mesfushorit të Arsenalit, Granitit.
Agon Xhaka u paraqit për 20 minuta në miqësoren ndaj Wohlenit, të cilën Baseli e fitoi me rezultat 6:1.
20-vjeçari që po testohet te Baseli ka kontratë me Prishtinën. “Tageswoche” shkruan se Graniti ka kontaktuar me klubin dhe menaxhmenti e ka ftuar Agonin që të jetë pjesë e ushtrimeve me Baselin, përcjell albinfo.ch.
Futbollisti nuk pritet që të bashkohet me klubin e ri gjatë këtij afati kalimtar.