Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, duket se po kalonte momente të mira në skuadrën angleze, Arsenal, shkruan albinfo.ch.
Së fundi Arsenal u kualifikua në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, ndërsa në Angli po lufton për titull.
“Arsenali është një klub shumë i madh dhe është shumë e bukur të luash së bashku me shokët e skuadrës. Unë jam shumë i lumtur këtu”, deklaroi mesfushori shqiptar.
Granit Xhaka u transferua nga Borussia Moenchengladbach gjatë verës për 45 milionë euro.