Pavarësisht problemeve të fundit, Taulant Xhaka nuk i ka dyert e mbyllura në Kombëtaren shqiptare. Kështu është shprehur sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku, njofton albinfo.ch.
Xhaka nuk luajti në ndeshjen ndaj Italisë dhe pas problemeve me trajnerin De Biasi, ai u largua nga ekipi, megjithatë, dyert për të nuk janë të mbyllura.
“Pakënaqësi e lojtarit, probleme që zgjidhen brenda familjes. Xhaka e ka vendin në ekip, është i mirëpritur, pavarësisht asaj që ka ndodhur. Nuk e di nëse është e vërtetë që Xhaka ka thënë se nuk vjen më”, ka thënë Shulku.