Granit Xhaka vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Pas gjestit ndaj tifozëve të Arsenalit, tashmë futbollisti shqiptar është shumë i përfolur për një largim nga skuadra londineze, pasi nuk ka të ardhme, shkruan albinfo.ch.
Ai nuk ka qenë i grumbulluar në ndeshjet e fundit të Arsenalit, kurse po lidhet me një kalim në Milan.
Mediat zvicerane raportojnë se Xhaka është duke kërkuar edhe shtëpi në Milano, sepse kalimi te skuadra kuqezi është i sigurt.
Xhaka pritet të kalojë në Milan në formë huazimi me të drejtë blerje për 20 milionë euro gjatë verës.
Ndërkohë, mesfushori shqiptar është grumbulluar me Zvicrën për ndeshjet e muajit nëntor.