Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri janë përfshirë në listën e Zvicrës për ndeshjen ndaj Serbisë.
Serbia e Zvicra përballen më 12 tetor në Leskovc, në kuadër të Ligës së Kombeve. Më 15 tetor, Zvicra luan ndaj Danimarkës, transmeton albinfo.ch.
Granit Xhaka është kapiten dhe lider i Zvicrës, ndërsa Zeqiri kthehet në përfaqësuesen helvete.
Xhaka në dy Botërorët e kaluar ka shkëlqyer në ndeshjet ndaj serbëve.
