Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, do të startojnë te Zvicra në ndeshjen ndaj Rumanisë, që zhvillohet në Bukuresht prej orës 20:45.
Kjo ndeshje është vendimtare për vendin e parë në grup.
Për Xhakën kjo është ndeshja e 120-të në fanellën e kombëtares së Zvicrës e për Shaqirin r 119-ta.
Shaqiri e kalon Heinz Hermannin që me 118 ndeshje e mbante rekordin për paraqitje te Zvicra deri në javën e kaluar. Hermann e mbante rekordin që nga viti 1991, por tashmë e ka kaluar Xhaka, ndërsa e kalon edhe Shaqiri, përcjell albinfo.ch.