Xhaka e Mustafi me shqiponjë urojnë 28 Nëntorin
Dy lojtarët e njohur me prejardhje shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi kanë uruar gjithë shqiptarët për 28 Nëntor – Ditën e Flamurit.
Dy yjet e Arsenalit për këtë rast kanë shkrepur një fotografi të veçantë me shqiponjë të përbashkët.
“Urime 28 Nëntori, dita e flamurit kombëtar”, ka shkruar Mustafi në postimin e tij në Instagram, ndërsa Xhaka ka shkruar: “Ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, Gëzuar ditën e FLAMURIT”.
Xhaka që përfaqëson Zvicrën dhe Mustafi që luan për Gjermaninë vazhdimisht e kanë theksuar nëpër intervista të ndryshme prejardhjen e tyre shqiptare dhe dashurinë për atdheun, shkruan Albinfo.ch.