Gazeta spanjolle ‘As’ ka publikuar formacionin më të shtrenjtë gjatë afatit kalimtar të verës. Në mesin e tyre gjenden emrat e dy shqiptarëve, përkatësisht të Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit, përcjell albinfo.ch.
Futbollistët janë transferuar në skuadrën e Ligës Premier të Arsenalit gjatë këtij afati kalimtar të verës. Xhaka u transferua nga Borussia Moenchengladbach, kurse Mustafi nga Valencia. Të dy i kushtuan Arsenalit, 90 milionë euro.
Në mesin e futbollistëve janë edhe Bravo, M. Alonso, Bailly, Stones, Pogba, Jao Mario, Hulk, Higuain dhe Sane.
Vlen të theksohet se kjo 11-she kap vlerën komplete prej 600 milionë eurosh.
Kujtojmë që Xhaka ka thyer rekordin e futbollit zviceran të transferimeve, derisa u bë edhe futbollisti më i shtrenjtë shqiptar.