Premier liga sipas traditës nuk ka pushim.
Ashtu që në ditën e parë të vitit 2019 në program janë tri ndeshje.
E para është duke u zhvilluar në këto momente dhe po përballen Everton – Lester.
Arsenal i dy futbollistëve shqiptar Shkodran Mustafi e Xhaka, në derbin e vogël lokal do të përballet me Fulam. Trajneri Unaj Emeri për këtë ndeshje mund të llogaris në shërbimet e dy shqiptarëve.
Mustafi morri leje nga ekipi i mjekëve që të luajë në këtë takim. Për shkak të lëndimeve Emeri, nuk mund të llogaris në shërbimet e gjashtë futbollistëve, por në pik pyetje është edhe paraqitja e Monreal dhe Ozil, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Për momentin Arsenali , mban pozitën pestë dhe është favorit për të fituar këtë takim. Fulam është skuadra e parafundit në renditje, ashtu që në katër ndeshje me radhë ka mbetur duarbosh. Ndeshja e fundit që do luhet sot është ajo mes Kardif dhe Totenham.