Zvicra dhe Kosta Rika kanë barazuar 2:2, por helvetikët janë kualifikuar në 1/8 e finales në Kampionatin Botëror.
Golin e parë e shënoi Blerim Xhemaili, për të cilin ishte goli i parë në këtë Botëror, derisa nga fillimi luajtën Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami.
Behrami është ndërruar në minutën e 60-të, kurse Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 81-të.
Pas ndeshjes janë publikuar edhe notat e ndeshjes nga “sofascore.com”. Notën më të lartë e kishte Granit Xhaka me 7.7, i ndjekur nga Blerim Xhemaili me 7.5 dhe Embolo me 7.4. Xherdan Shaqiri kishte notën 6.8, kurse Behrami me 6.6.
