Zvicra ka mundur Serbinë me rezultat 2:1, pikërisht me golat e dy futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, shkruan albinfo.ch.
Xherdan Shaqiri ishte hero për Zvicrën kundër Serbisë, duke shënuar në minutën e 90-të për 2:1.
Granit Xhaka kishte shënuar një super gol ndaj Serbisë në minutën e 53-të me një gjuajtje nga distanca. Xhaka dhe Shaqiri festuan me shqiponjë.
Mitroviq kishte shënuar në minutën e pestë për Serbinë.
Xhaka, Shaqiri, Behrami dhe Xhemaili kanë luajtur nga fillimi, derisa Xhemaili është zëvendësuar në minutën e 72-të.
Zvicra tani ka katër pikë, derisa Serbia tre.
Ndeshja e ardhshme e Zvicrës do të jetë ndaj Kosta Rikës, kurse Serbia ndaj Brazilit.
https://www.youtube.com/watch?v=mi5pSVwI_CI
https://www.youtube.com/watch?v=y71jKe9mTO0