Dy futbollistët shqiptarë të Arsenalit, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë idhuj të shumë fëmijëve.
Ata kanë marrë pjesë në një aksion të skuadrës londineze, duke i vizituar fëmijët në spital dhe duke u dhënë atyre dhurata në prag të festave të fundvitit, shkruan albinfo.ch.

Si Xhaka, ashtu edhe Mustafi janë shprehur të lumtur për dhuratat që u kanë dhënë fëmijëve në spitalin “Whittington Hospital”.

Dy futbollistët shqiptarë janë kyç për skuadrën e Arsenalit, duke u dalluar me paraqitjet e mira të tyre.