Bëhet e ditur se Granit Xhaka dhe Bayer Leverkusen eliminuan Bayernin e Mynihut në kupën e Gjermanisë me rezultat 1.0, përcjell albinfo.ch.
Ishte kjo një prej ndeshjeve më interesante në kupën gjermane në disa vjetët e fundit, për faktin që Bajerni vërtet po kalon një fazë dhe formë të mirë.
Por kartoni i kuq për Manuel Nezer, që është kartoni i parë i kuq në karrierën e tij, ndikoi dukshëm në lojë.
Në fund, Bayer Leverkusen dhe Xhaka fituan me meritë, por Bajerni edhe me 10 lojtarë ishte kundërshtar i barabartë.
Tani Graniti dhe Bayer do ta kenë më lehtë në të tetën e finales, por rruga deri te kupa (që e ka fituar edhe sezonin e kaluar) do të jetë e gjatë.