Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka nënshkruar Memorandumit e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Maqedonisë dhe DCAF-it, e cila do ta ndihmojë legjislativin në shumë aspekte.
Në këtë ngjarje Xhaferi është pyetur se çka do të ndodhë me Ligjin për gjuhët, pas refuzimit që po i bëhet nga presidenti. Xhaferi tha se nuk ka kohë të kufizuar se kur Ligji për përdorimin e gjuhëve do të publikohet në Gazetën Zyrtare.
“Mendoj se nuk është së pari korrekte të ndërrojmë temën. Mendoj se jam deklaruar qartë për atë punë. Nuk jam i ngarkuar me afate kohore, sepse nuk ka kufizim kohor”, ka thënë kreu i Kuvendit.