Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka folur lidhur me arrestimet e fundit që pati edhe deputetë të Kuvendit të Maqedonisë, por tha se nuk mund të komentojë vendimet e Prokurorisë.
Xhaferi ka kërkuar që të respektohen procedurat.
“Nuk komentoj kompetencat e prokurorisë. Është diskutabile procedura në kuptim të nenit 64 të Kushtetutës dhe rregullores së punës së Parlamentit në rastet kur ka të bëjë me privim nga liria, apo dhënien e masës së arrestit të deputetëve”, ka thënë kryepalamenari.