Së shpejti do t’i themi lamtumirë logos së Twitter, shkroi në profilin e tij Elon Musk, duke bërë të ditur ndryshimin e logos së rrjetit social, shkruan faqja open.online.
Pronari i Tesla-s ka bërë të ditur emrin e kompanisë nga Twitter në X Corp, duke specifikuar gjithashtu dëshirën e tij për të krijuar një super aplikacion, si WeChat në Kinë.
Kjo nuk është hera e parë që Musk tenton të ndryshojë logon e Twitter. Tashmë prillin e kaluar zogu ishte zëvendësuar nga qeni Shiba Inu, simbol i kriptomonedhës Dogecoin.
Tani duket se X mund të bëhet zyrtarisht logoja e re.