World Press Photo e themeluar në Holandë para më shumë se 60 vjetësh vjen për herë të parë në Prishtinë
Prishtina i është bashkuar shumë kryeqyteteve të botës duke sjellë ekspozitën e fotografisë “World Press Photo 2013”.
Nën organizimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të Kosovës, fondacionit “World Press Photo” dhe me ndihmën e Ambasadës së Holandës në Prishtinë , në Muzeun e Kosovës është hap për herë të parë ekspozita e fotografive të fotoreporterëve anë e mbanë botës të cilat janë përzgjedhur nga viti i kaluar.
Fotoreporterët rrezikojnë shumë dhe bëjnë punë të jashtëzakonshme për të sjellë imazhe nga momente të rëndësishme nëpër botë
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 korrik 2013 në Muzeun Kombëtar të Kosovës.