Federica Woelk, asistentja në Parlamentin Evropian e ka publikuar një tabelë-perspektivë të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Sipas tabelës së publikuar, vlerësohet se Kosovës i duhen 62 vjet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ndërsa Serbisë 40 vjet.
“Nëse do të isha një nga ato vende, nuk do të kisha besim se diçka do të ndryshojë ndonjëherë. Dhe Serbisë i duhen më shumë se 40 vjet”, ka shkruar ajo, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, këto rezultate janë bazuar në vlerësimet e Komisionit Evropian për gatishmërinë e vendeve për t’i miratuar detyrimet e anëtarësimit në BE.
If I would be one of those countries, I would have no belief that something will ever change.
And Serbia needs way more than 40 years. #Enlargement pic.twitter.com/x3gixIxwEc
— Federica Woelk 🇪🇺 (@federicawoelk) November 13, 2023