Ministrja federale e Financave, Eveline Widmer-Schlumpi, është shprehur optimiste për të ardhmen ekonomike të Zvicrës, pavarësisht frangut të fortë.
Widmer-Schlumpf ka thënë se veprimet e Bankës Kombëtare ishin të nevojshme për të qetësuar situatën.
Nga ana tjetër, sipas një raporti të gazetës “SonntagsZeitung” në Zvicër ka plane për të definuar raportet ndërmjet frangut e euros me një normë të ulët këmbimi.
Sipas këtij plani, valuta evropiane euro nuk do të tejkalojë kursin e caktuar karshi frangut.
Për këtë çështje Banka Kombëtare e Zvicrës është duke zhvilluar bisedime intensive.