Me ndeshjet e javës së 36-të ka përfunduar edicioni i Challenge League të Zvicrës.
Aarau edhe pse ishte në vendin e parë, nuk ka arritur të mbajë këtë pozitë, madje me humbjen nga Vaduz, ka përfunduar në vendin e tretë. Aarau ka pësuar 1:2 nga Vaduzi. Golin për Aarau e shënoi Shkëlzen Gashi nga penalltia, shkruan albinfo.ch.
Këtë më së miri e ka shfrytëzuar Winterthuri, që shënoi fitore bindëse ndaj Kriens 0:5, ku golin e fundit e shënoi futbollisti i Kosovës, Shkëlqim Demhasaj.
Vendi i dytë i ka takuar Schaffhausen, që mundi Lausanne Ouchy, me rezultat 1:2. Për Schaffhausen luajnë dy futbollistët nga Kosova, Jetmir Krasniqi dhe Valon Hamdiu.
