Një burrë 29-vjeçar është arrestuar në qytetin e Winterthurit, pasi që në gjendje të dehur kishte ngacmuar dhe kërcënuar qytetarët me armë ushtarake.
Në fakt, arrestimi i të dyshuarit ishte bërë pasi që i njëjti ishte vetëdorëzuar në prokurorinë kompetente.
I njëjti në fillim ishte arratisur.
Ngjarja kishte ndodhur pasi burri me anë të një arme ushtarake kishte shkuar në një lagje në Winterthur dhe kishte kërcënuar e ngacmuar banorët përreth.
Pasi i njëjti kishte parë policinë, kishte arritur të ikte nga vendi.
Arma sipas policisë është raportuar e vjedhur. Siç treguan sqarimet, 29-vjeçari zviceran ishte i dehur.