Gjykata e distriktit të Hsinchu në Tajvan ka bazuar shqiptimin e vendimin në favor të Zonjë Lin, e moshës 50 vjeçe. Sipas BBC, përcjell albinfo.ch, gjatë gjashtë muajsh, gruaja i ka dërguar mesazhe të shumta burrit të saj, rreth të dyzetave, përmes mesazherisë ne linjë Line, dhe të cilat ky i fundit i ka injoruar tërësisht.
Burri ka injoruar faktin se disa aplikacione sikurse WhatsApp ose Lin , shfrytezojnë notifikime në formë të ikonave dhe që tregojnë nëse bashkëbiseduesi i ka parë ose jo mesazhet.
Falë pra këtyre notifikimeve, gjykata e çështjeve familjare mbante prova për t`i akorduar divorcin gruas ngase burri nuk ishte i sinqertë dhe se lidhja martesore mes tyre ishte dëmtuar, transmeton albinfo.ch.
Pas disa muajsh injorimi, Zonja Lin kishte qenë në urgjencë spitalore nga shkaku i një aksidenti. Ajo i kishte dërguar një mesazh burrit të saj dhe e kishte pyetur përse ai i lexonte mesazhet por nuk u përgjigjej, njofton albinfo.ch. Edhe pse e kishte vizituar atë një herë, injorimi i përsëritur mesazheve të gruas përbënte një motiv të vlefshëm për divorc.
Në fakt, dy muaj pas aksidentit, burri i Zonjës Lin i ishte përgjigjur me një tekst të shkurtër, për të pyetur atë lidhur me qenin dhe me postën.