Milot Rashica me shumë gjasë do të largohet nga Werder Bremen drejt një skuadre më të madhe.
RB Leipzig është skuadra e interesuar për yllin kosovar, ku edhe ka bërë ofertën e parë drejt tij, përcjell albinfo.ch.
Sipas “Bild”, Werderi ka refuzuar ofertën e parë prej 18 milionë eurosh për sulmuesin nga Vushtrria.
Werder Bremen është i interesuar të marrë 25 milionë euro nga shitja e Rashicës.
Javën e kaluar skuadra arriti të sigurojë mbijetesën pas ndeshjes së barazhit.