Werder Bremen ka ardhur me njoftimin zyrtar për masën e lëndimit të Milot Rashicës.
Ylli i Kosovës u lëndua të enjten në ndeshjen ndaj Moldavisë, për çka u detyrua të zëvendësohet.
Sipas klubit të tij, Rashica ka shmangur një dëmtim të rëndë, raporton Olle, përcjell Albinfo.ch.
“Pas lëndimit të marrë në ndeshjen Moldavia – Kosova, skanimet tregojnë se Milot Rashica ka ndrydhur gjurin, por fatmirësisht shmangu një dëmtim të rëndë”, njofton Werderi.