Kryeministri Albin Kurti sot pati një takim virtual me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe atasheun në Ambasadën austriake, Martin Schaller, transmeton albinfo.ch.
Ambasadori Weidinger potencoi që Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Ai veçoi fushën e arsimit të lartë dhe atë të investimeve direkte, si pika kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ndërsa, kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij për shtimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Austrisë.