Afera “dieselgate” ka goditur rëndë Volkswagenin, për të kompensuar humbjen menaxherët do të reduktojnë fuqinë punëtore.
Është paralajmëruar reduktimi i rreth 30 mijë vendeve të punës në tërë botën, me arsyetimin se është mënyra më e mirë për të shpëtuar kompaninë.
Gjermanët deri në vitin 2020 do të shpëtonjë 3.7 miliardë euro dhe paratë do të investohen në zhvillimin e automjeteve elektrike dhe autonome. Në këtë proces në vitet e ardhshme mund të krijohen rreth 9 mijë vende të reja pune.