Koncerni gjerman “Volkswagen” planifikon të investojë më shumë se 34 miliardë euro në vetura elektrike në pesë vitet e ardhshme. Fokusi është në makinat elektrike, makinat autonome dhe shërbimet e reja të mobilitetit digjital.
Siç njoftoi VW, duhet një pjesë e madhe e modeleve të grupit të vijnë si automjete elektrike ose si automjete hibride në treg.
Në përgjithësi, më shumë se 70 miliard euro do të investohen në pesë vitet e ardhshme.
CEO Matthias Müller tha se janë gati për të përmbushur ndryshimin e thellë në këtë industri.